Kampioni i Europës në boks, Nuri Seferi ka bërë thirrje publike për lirimin e Ismail Morinës.
Jo me kërcënim, por me një thirrje publike për lirimin e Ismail Morinës i është drejtuar kryeministrit Edi Rama edhe kampioni i Europës në boks, Nuri Seferi.
Statusi i plotë
"Përshëndetje miq. Pa dyshim se kjo ditë fillon më e pikëlluar se kurrë. Nëse një vit më parë ne krenoheshim me personin që ngriti dronin në Beograd dhe të gjithë ishim kuriozë ta njihnim atë, sot, një vit më pas, e njohim dhe më e keqja që mund të ndodhë është se ai po arrestohet.
Jam vërtet i irrituar me këtë politikë të fëlliqur që po bëhet. A thua vallë meriton të arrestohet një hero, që shkruajti histori në Beograd dhe që ajo histori u vulos me fitoren 3-0 për kombëtaren shqiptare?
Pse, një herë nuk pyesim, a thua vallë kush na i solli këto 3 pikë? Pse nuk pyesim veten, a ia vlen të mbyllet në qeli një hero, që sakrifikoi jetën në datën e 14 tetorit?
us të gjithë organet kompetente që do ta shohin këtë lajm, të marrin masa të shpejta për lirimin e Ismail Morinës me shokë, sepse kjo situatë vetëm sa i ngre tensionet lart dhe shton mundesitë që incidentet të jenë më të mëdha.
Andaj, gjithçka është në dorën tuaj. Të kontribuojmë për atdheun e jo t'i servilosemi armikut. Me respect, Nuri Seferi", shkruan kampioni shqiptar i Europës në boks.