Nuri Seferi mund të rikthehet në ring pikërisht në mbrëmjen, kur do të përballet kampioni i botës në kategorinë e rëndë, Nikolay Valuev. Gjigandi rus do të mbrojë titullin e kategorisë së rëndë në "St. Jakob-Halle" në Bazel të Zvicrës, më 20 janar të vitit të ardhshëm përballë amerikanit Jameel McCline, si dhe një nga boksierët që do të paraqitet në një nga paramecet e këtij dueli mendohet të jetë edhe Nuri Seferi.
E përditshmja zvicerane "Tages Anzeiger" shkruan se në programin e kësaj mbrëmjeje pritet të jenë edhe disa boksierë zviceranë apo që jetojnë në Zvicër, ndërsa "Tajsoni shqiptar" është njëri ndër boksierët profesionistë më të suksesshëm në shtetin helvetik.
Në rast se një gjë e tillë do të bëhet realitet, Seferi mund të llogarisë në shtimin e popullaritetit të tij në Evropë apo edhe përtej oqeanit pasi mbrëmja e boksit, e cila zhvillohet më 20 janari në Zvicër pritet të përcillet nga miliona teleshikues.