policia-tirane_1_3_14_03


Arrestohen në flagrancë shtatë persona dhe një i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Mes tyre një vajzë e re e cila ka vjedhur para në shtëpinë e vjehrrit të saj.


Policia e Tiranës bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë arrestuan në flagrancë shtetasen me inicialet F. B., 22 vjeçe, pasi në Marqinet, ka vjedhur shumën prej 6400 dollarësh amerikan, në banesën e vjehrrit të saj.


Nga seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit kosovar L. GJ., 31 vjeç, sepse dyshohet që me anë të mashtrimit i ka përvetësuar shumën prej 6500 eurosh, shtetasit S. E.


Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. GJ., 32 vjeç, pasi në aksin rrugor Rinas – Qafë Kashar, në bashkëpunim me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, dyshohet se ka vjedhur hekurat mbrojtës dhe barrierat e rrugës.


Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë kapur dhe ndaluar shtetasin H. B., 54 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale Dhuna në familje dhe Kanosja.


Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:


M. O., 34 vjeç, pasi në rrugën Shefqet Musaraj, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 7 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.


D. T. dhe M. D., pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;


A. Rr., 44 vjeç, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.15 mg/l ;


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.