vjedhjePolicia e Durrësit ka nisur procedim penal për dy adoleshentë, pasi janë kapur duke vjedhur.


Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e djeshme, ku E.Sh. 16 vjeç dhe N.S.  14 vjeç kanë tentuar për të vjedhur një shkollë 9-vjeçare, por janë kapur në flagrancë.


Po ashtu, mësohet se ata ishin nxënës të kësaj shkolle, dhe prandaj e kishin të studiuar mirë terrenin, duke tentuar për të vjedhur sende në makinetën  e kësaj shkolle, por nuk ja kanë dalë dot.


Policia e Durrësit thotë se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale Vjedhja në bashkëpunim.