Tre persona jane vene ne shenjestren e OFL-se, ne Tirane, të dënuar për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Vjedhje me dhunë”.


Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë tre perosnave.


Bëhet fjalë për “Çlirim Marku, Oltjan Maxhari, Spartak Muçaj”


“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet tu përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do ti dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”- njofton OFL.




ofl-pa-syze-11


NJOFTIMI 


Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.


Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:


Çlirim Marku, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;


Oltjan Maxhari., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;


Spartak Muçaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;


Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet tu përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do ti dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.


OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.


OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.