Ai bëri thirrje Parisit të luftojë shtimin e racizmit dhe ksenofobise ne France.
"Ky nuk është problem francez por evropian. Zgjidhja duhet të jetë evropiane. Ka legjislacione te brendshme por edhe politika të BE-së që duhet të hyjnë në lojë. E këshillojmë Francën t'i marrë të gjitha këto në konsideratë, ndersa ajo vazhdon dëbimet", thote Prosper.
Qeveria u pergjigj kritikes me nje deklarate, ku pretendon se po i përmbahet ligjeve evropiane dhe atyre ndërkombëtare. Zyrtarët francezë i mëshojnë idesë se të gjithë romët që u larguan me avion pranuan vullnetarisht të linin vendin dhe u kompensuan me para.