Misioni i OSBE-së në Kosovë ka larguar Drejtorin e Qendrës Rajonale të OSBE-së në Mitrovicë, Paolo Raffone, në mënyrë të papritur nga misioni.
Burime të Veriu.info nga OSBE-ja bëjnë të ditur se drejtori Raffone që nga fillimi i këtij muaji është larguar nga detyra e tij dhe nuk gjendet më në Kosovë.
Veriu.info ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e OSBE-së në Kosovë, Senad Shaboviç, i cili ka thënë se nuk komenton çështjet e brendshme të misionit.
Sipas burimeve, OSBE ka larguar Drejtorin e Qendrës Rajonale të OSBE-së në Mitrovicë, Paolo Raffone, për shkak të presionit të madh të lobit serb, të cilët e kanë akuzuar se ka krijuar raporte shumë të afërta me shqiptarët.
/Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter