Në disa zona të vendit mungon energjia elektrike si në Kuçovë, duke vështiruar kështu procesin e numërimit të votave.


Kompania e Shpërndarjes së Energjisë, OSHEE thotë se ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e provimit të votimit.


Bazuar ne planin e masave te hartuar per zgjedhjet,  grupet e OSHEE janë në terren per cdo rast konstatimi te defekteve dhe deri ne zgjidhjen e tyre janë marrë masa per pajisjen e qendrave te votimit e numërimit me gjeneratorë. Lidhur me shqetësimin e ngritur ne media për mungesë energjie në një nga qendrat e numërimit ne Kuçovë, theksojmë se defekti është riparuar shume shpejt brenda 20 min ndërkohë qe qendra ka vijuar furnizimin pa ndërprerje përmes gjeneratorëve. Edhe nga ana e KQZ nuk ka pretendime për problematike ne furnizimin me energji te objekteve ku po kryhet procesi i numërimit, thuhet në njoftimin e OSHEE.


/Ora News.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter