Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, OSHEE sqaron se në zonën e Unazës së Re nuk ka pasur ndërprerje energjie siç pretendohet nga banorët. OSHEE bën me dije se mëngjesin e sotëm është bërë zhvendosja e shtyllave të ndriçimit publik rrugor, në kuadër te projektit te rehabilitimit te segmentit Pallati me Shigjeta- Sheshi Shqiponja.


Në protestën e zhvilluar ditën e sotme, banorët e zonës së Astirit u shprehën se energjia elektrike ishte ndërprerë për banorët në këtë zonë në mënyrë të qëllimshme.


Duke marrë shkas nga pretendimet e shfaqura në media nga disa banorë të zonës së Astirit për ndërprerje energjie, OSHEE sqaron:


Nuk ka pasur asnjë ndërprerje energjie për asnjë objekt në këtë zonë dhe furnizimi vazhdon normalisht.


Ajo çka ndodhur mëngjesin e sotëm është zhvendosja e shtyllave të ndriçimit publik rrugor, në kuadër te kantierit qe po ngrihet ne zbatim te projektit te rehabilitimit te segmentit Pallati me Shigjeta Sheshi Shqiponja, njofton OSHEE.


17 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)