zona-lezhe2c-keputje-percjellesash-1



Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po ndjek me vëmendje situatën e krijuar nga moti i keq me reshje shiu e erë që ka përfshirë vendin tonë. Megjithë kushtet e këqija të motit, me shkarkime atmosferike dhe reshje shiu, grupet e avarisë së kompanisë OSHEE kanë eliminuar avaritë që u shfaqën në rrjetin e shpërndarjes gjatë natës dhe sipas informacionit të orës 19:15, numri i fiderave me defekt është 11, ku afro 90% e linjave të dëmtuara janë në zona rurale, një pjesë ndodhen në shumë larg qendrave. Hidrovorët dhe spitalet furnizohen normalisht me energji elektrike, përfshi edhe institucionet e rëndësisë së veçantë.zona-shkoder2c-fidri-hajmel-nst-vau-dejes2c-zona-vau-i-dejes


Sakaq, vijon riparimi i defekteve, dhe siç kemi raportuar më parë, nga informacionet e fundit, kemi të tjera zona që u është rikthyer energjia elektrike, si më poshtë:



  • Rajoni Tiranë: Plotësisht në zonën e Paskuqanit

  • Rajoni Durrës: Në zonën e Zhabjakut

  • Rajoni Berat: Pjesërisht në zonën e Potomit /Skrapar

  • Rajoni Gjirokastrës: Në zonën e Janjarit/Sarandë

  • Rajoni Fier: Plotësisht në zonën e Levan


 


Zonat ku po punohet për rikthimin e energjisë



  • Rajoni Tirane: Valias, Qerekë (pjesërisht), Tapizë

  • Rajoni Durrës: Ballaj, Kruja pjesërisht dhe Borizanë

  • Rajoni Elbasan: Pjesërisht Mollas /Cërrik

  • Rajoni Gjirokastër: Pjesërisht Delvinë

  • Rajoni Vlorë: Novoselë

  • Rajoni Shkodër: Zona Koman, Velipojë pjesërisht


 


Grupet e punës së OSHEE janë në terren për të riparuar defektet sa më shpejt dhe normalizimin e situatës së furnizimit me energji.