OSHEE, RIPARIMEOperatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije po ndjek me vëmendje situatën e krijuar nga moti i keq me reshje shiu e erë që ka përfshirë vendin tonë.


Sipas OSHEE, situata energjetike si pasoje e reshjeve të dendura të shiut ka ardhur duke u përmirësuar.


Me gjithë kushtet e këqija të motit, me shkarkime atmosferike dhe reshje shiu, grupet e terrenit kanë eliminuar avaritë që u shfaqën në rrjetin e shpërndarjes gjatë natës.  Deri 19:15, numri i fiderave me defekt është 11, ku afro 90% e linjave të dëmtuara janë në zona rurale, një pjesë ndodhen në shumë larg qendrave,  sqaron OSHEE.


Hidrovorët dhe spitalet furnizohen normalisht me energji elektrike, përfshi edhe institucionet e rëndësisë së veçantë.


Sakaq, vijon riparimi i defekteve, dhe nga informacionet e fundit të OSHEE, ka të tjera zona që u është rikthyer energjia elektrike:


Rajoni Tiranë: Plotësisht në zonën e Paskuqanit


Rajoni Durrës: Në zonën e Zhabjakut


Rajoni Berat: Pjesërisht në zonën e Potomit /Skrapar


Rajoni Gjirokastrës: Në zonën e Janjarit/Sarandë


Rajoni Fier: Plotësisht në zonën e Levan


Zonat  ku po punohet për rikthimin e energjisë


Rajoni Tirane: Valias, Qerekë (pjesërisht), Tapizë


Rajoni Durrës: Ballaj, Kruja pjesërisht dhe Borizanë


Rajoni Elbasan: Pjesërisht Mollas /Cërrik


Rajoni Gjirokastër: Pjesërisht Delvinë


Rajoni Vlorë: Novoselë


Rajoni Shkodër: Zona Koman, Velipojë pjesërisht


12 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)