Që nga dita e hënë disa zona të ndryshme në vend do të kenë për disa ditë ndërprerje të energjisë elektrike për rreth 7 orë në ditë. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes njoftoi dje pasdite se kjo ndërprerje energjie e cila do të nisë prej sot do të zgjasë deri me datën 27 Gusht , dhe do te shtrihet per rreth harkut kohor, nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 16:00 pasdite. Pa energji përgjatë 5 ditëve do të jenë Tropoja, Bajram Curri, Iba,





Mulleti, Berzhita, Shijaku, Sukthi, Dibra, Peshkopia, Gjrokastra dhe Patosi. Sipas OSSH këto nderprerje kane për shkak remontet që do të kryhen në Nënstacionet e Tropojës, Ibes, Shijakut, Peshkopisë , Gjirokastrës dhe Patosit.


 






Last Updated on E Hene, 23 Gusht 2010 09:47