Nga momenti kur Presidenti Bush u rizgjodh ndaj Sen. Kerry, gjithe Partia Demokratike e ktheu vemendjen nga Sen. Clinton. Ajo ishte kandidatja e paevitueshme, sinteza e pervojes, vizionit, inteligjences dhe detajit teknik ne te njejten kohe.



Nje muaj e gjysem. Kaq ishte koha e nevojshme per te shkundur mitin e kandidates se paevitueshme, te ndertuar me kujdes e perkushtim gjate 3 viteve te fundit. Makina Clinton, efikase, klinike, e perkryer, hasi nje te perpjete te pamenduar, dhe deri pak kohe me pare, te paimagjinueshme.



E perpjeta, kodra apo mali e ka emrin Barack Obama. 46 vjec, femije i nje martese nderracore, i rritur nga nje nene beqare per nje pjese te konsiderueshme te femijerise se tij (te veshtire), aktivist social, lektor ne Universitetin e Chicagos, senator. I artikuluar dhe karizmatik, Obama ka arritur ate qe nje mori analistesh te respektuar nuk munden ta parashikonin deri pak muaj me pare, te reduktoje Hillary Clinton ne ndjekese ne garen demokratike dhe te percaktoje tonin e fushates se Clinton (dhe se fundi te asaj te McCain) rreth tij, duke e releguar fushaten Clinton ne nje luzme reagimesh te stilizuara.



Caroline Kennedy, e bija e ikones se politikes amerikane, John Fitzgerald Kennedy, rrefeu ne New York Times se, pas kaq vitesh, ajo sheh se fundi nje kandidat qe i kujton te atin. Sem. Ted Kennedy, vellai i JFK, mbeshteti publikisht Sen. Obama duke shkaktuar nje zhvendosje tektonike ne balancat e fuqise midis klaneve ne Partine Demokratike. Sindikatat, analistet, donatoret, te gjithe u kercyen ne trenin Obama.



Por, le te mos gabohemi, shumica e ketyre te fundit jane pasagjere. Lokomotiva?

Obama eshte kandidati qe ka mbledhur me shume fonde nga qytetaret. Vetem kete janar u mblodhen rreth 32 milione dollare. Po, me shume se Sen. Clinton, qe trashegoi donatoret dhe makinen e fushates se Presidentit Clinton. Akoma me interesante? Shumica e kontributeve jane nen 100 dollare. Qe rrefen per bazen e gjere te simpatizanteve te Obames. Sipas anketave, Obama eshte perpara Clinton mes profesionisteve te rinj, individeve me nivel te larte edukimi dhe studenteve. Deri ne piken qe nje student i acaruar ne te perditshmen elektronike Slate, ne nje shembull humori vete-gervishtes, shkruan se pasi thote qe po mbeshtet Sen. Clinton, te gjithe e akuzojne se po e ben kete per te fituar simpatine e studenteve femra.



Duke sfiduar paragjykimet racore, Obama fitoi ndaj Clinton, mes te tjere shtetesh, ne Iowa, Wisconsin, Washington (State), shtete keto me popullsi afro-amerikane te neglizhueshme.

Cfare e ben kete senator te ri dhe te papervoje kandidatin e zemres per demokratet amerikane? Politikat fiskale? E dyshimte, ne fakt nuk ka ndonje ndryshim nga Clinton. Vizioni i politikes se jashtme? Ndoshta, eshte me i balancuar, por ata qe e njohin Ameriken e dine qe politika e jashtme amerikane eshte me e rendesishme per pjesen tjeter te botes se per ata vete.



Eshte fare e thjeshte. Me nje te kaluar pa avantazhe, me nje femijeri te veshtire, me nje hendek nderracor per te kapercyer ne marredheniet me njerezit, gjithsesi i sukseshem dhe karizmatik, Sen. Obama eshte misherim i endrres amerikane. Te gjithe duan te besojne se nje femije i talentuar dhe kembengules mund te ngjitet deri ne majat e politikes amerikane, pavaresisht nga prejardhja dhe veshtiresite e rritjes dhe edukimit te tij. Obama, vete Obama, packa se programi i tij mund te mos jete tmerresisht i ndryshem nga ai i kandidateve te tjere, eshte nje parulle e gjalle per shprese dhe ndryshim. Nje parulle qe te gjithe mund ta lexojne.

Dhe qe po e lexojne; nga Alabama deri ne Wisconsin.



Dy shtetet qe do te vendosin fushaten demokratike jane Texas dhe Ohio, nga ku Sen. Clinton eshte me origjine. Anketat tregojne nje barazim virtual ne Texas dhe nje avantazh (te pritshem) te kesaj te fundit ne Ohio. Le te shohim nese vala Obama do te kaloje mbi keto dy shtete deri ne konferencen e Partise Demokratike. Nese po, Amerika do te kete nje tjeter president te kalibrit Kennedy ose hmmm, Bill Clinton. Nese jo, Hillary Clinton mbetet nje kandidate gjithsesi e pelqyeshme, pritshmerisht me nje stil qeverisje te ngjashme me ate te Bill Clinton. Dhe Sen. Clinton eshte gjithashtu nje kandidate historike; e para kandidate femer me nje shans te mire per te fituar.



Por, pa i hyre ne hak Clinton, shansi per te bere histori me nje kandidat si Obama duket tejet terheqes per tu anashkaluar. Per dhjetera milionat qe, si kurre me pare, kane fituar nje interes ne politiken e vendit te tyre.



Deri tani, per shumicen.