Presidenti Obama beri me dije se ai dhe bashkeshortja e tij Michel po luten per sherimin e shpejte te Richard Holbrooke i cili iu nenshtrua nje operacioni delikat ne aorte. 69-vjecari Holbrooke i derguari i posacem i SHBA per Afganistanin dhe Pakistanin u ndie keq te shtunen ne mbremje teksa ishte duke punuar ne Departamentin e Shtetit. Obama e pershkroi diplomatin amerikan si nje figure e shquar ne politiken e jashtme amerikane dhe nje anetar shume te rendesishem te ekipit te tij. Ai eshte ne nje gjendje kritike per jeten ne spital dhe ne po lutemi shume tha Obama. Hollbruk gjendet i shtruar ne spitalin universitar George Washington. Ai ka sherbyer si i derguar special per shume presidente demokrate por marreveshja e Dejtonit ne vitin 1995 per ti dhene fund luftes ne Bosnje ishte ajo qe i dha atij nje merite te vecante. Ne janar te 2009-s Presidenti Obama e emeroi ate si te derguarin special te SHBA-se per Afganistanin dhe Pakistanin. Qe atehere ka luajtur nje rol te rendesishem ne strategjine e administrates Obama ne keto rajone te trazuara.


Ne do te vazhdojme ti qendroje ne krah atij dhe familjes se tij ne keto momente te veshtira. Ai eshte nje njeri i palodhur qe me punen e tij ka bere per vete amerikanet dhe njerezit anembane botes. Nder vizitoret e tij speciale mund te permendim edhe sekretaren amerikane te Shtetit Hilary Clinton dhe admiralin Mike Mullen.