Presidenti Barack Obama ka kërkuar të sigurojë aleatët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të nderojë aleancat ndërkombëtare të vendit kur ai të marrë detyrën në janar.
Obama u tha reporterëve se Trump kishte shprehur interes në ruajtjen e angazhimit të SHBA-së në NATO.
Kjo deklaratë erdhi disa orë përpara se Obama të mbërrinte në kryeqytetin grek të Athinës, në udhëtimin e tij të fundit zyrtar jashtë vendit.
Obama më vonë do të udhëtojë për në Gjermani dhe më pas Peru. Athina është angazhuar me forca të rrepta sigurie, ku janë planifikuar protesta anti-amerikane.
Obama pritet të përdorë vizitën e tij të fundit jashtë vendit për të qetësuar nervat mbi administrimin e ardhshëm të Trump.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter