Presidenti Barak Obama sot fillon fushaten per rizgjedhjen e tij ne shtetin e Ohajos ku ai pritet ti dale ne mbrojtje politikave te tij ekonomike.
Fjalimi qe presidenti do te mbaje ne nje shkolle te mesme ne periferi te Ohajos dhe qe shenon fillimin e udhetimeve te tij te fushates per kete vit konsiderohet si teper i rendesishsem per rizgjedhjen e tij. Zoti Obama i filloi veprimtarite per fushaten e 2012-es dje me nje telekonference me pjesemarresit ne votimet paraprake te Ajoves.
Ne fjalimin e tij nga Washingtoni presidenti Obama theksoi arritjet kryesore te administrates se tij perfshire miratimin e reformes financiare dhe asaj te sherbimit shendetesor perfundimin e luftes ne Irak dhe ndryshimin e rregullores per homoseksualet qe sherbejne ne ushtri.
Presidenti Obama tha se mbetet ende pune per tu bere dhe se problemet e tre viteve te fundit nuk ndodhen brenda nje nate dhe prandaj as nuk do te zgjidhen brenda nje nate.