Mund të realizojmë ëndrrat tona. Mund të vazhdojmë të besojmë në ëndrrën amerikane. Dhe mund të kthehemi tek një Amerikë që i mbështet rrënjët në vlerat dhe historinë e saj te barazia dhe liria.


Kamala Harris ka nisur kështu fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, por thirrja “Yes we can” e Obamas nuk është ajo që ngjall shpresat e shumë demokratëve, se kanë gjetur një Barak të ri.


Ndërkohë që në fakt mund të kthehet – të paktën sipas disa raporteve të medias amerikane, përfshirë CNN – Hillary Clinton, e cila, duke folur privatisht, këtë javë nuk e ka përjashtuar një kandidm të saj në 2020-ën.


Ka thënë se nuk e ka mbyllur derën e kandidaturës së saj” , thonë disa burime të afërta me ish-zonjën e parë dhe dy herë kandidate për Shtëpinë e Bardhë.


Ndërsa Kamala Harris, 54 vjeçe, vjen nga një brez tjetër. Senatorja me origjinë afrikano-amerikane, por edhe indiane, e frymëzuar para një turme me mijëra njerëz, krahasohet me ish-presidentin, i cili në fund të fundit ka qenë gjithmonë një admirues i saj.


Dhe nuk është rastësi që pseudonimi i saj është “Obama grua”. Dhe pasi njoftoi prejardhjen e saj në ditën e Martin Luther King për të nisur aventurën që do ta çonte atë të jetë presidentja e parë femër e historisë, senatori Harris zgjodhi Oakland, një fortesë anti-Trump në Kaliforni.




Gazeta Shqip