Fjalimi i presidentit Obama per gjendjen ne Libi u drejtohej ne radhe te pare bashkeatdhetareve te tij. Para nxenesve te nje shkolle te larte ushtarake ne periferi te kryeqytetit amerikan ai beri nje bilanc te sukseseve te nderhyrjes ne Libi dhe u mbrojt nga kritikat ne rritje ndaj politikes se Shteteve te Bashkuara ne Libi. Ai renditi arsyet per pjesemarrjen amerikane.
Sikur te kishim pritur nje dite me shume Bengazi mund te kishte perjetuar nje masaker qe do te ishte perhapur ne te gjithe rajonin dhe qe do te kishte renduar ndergjegjen e te gjithe botes. Nuk ishte ne interesin tone qe ta lejonim kete...tha Obama dhe kritikoi indirekt edhe Gjermanine pa e permendur me emer.
Disa shtete mbyllin syte para mizorive por SHBA jane ketu ndryshe.
Hezitim per ta zgjeruar operacionin ushtarak
Si tjeter arsye per nderhyrjen amerikane Obama permendi pozicionin strategjik te Libise ndermjet Egjiptit dhe Tunizise Sikur Gaddafi te kishte vazhduar vala e refugjateve do te kishte renduar keto shtete te cilat ndodhen ne tranzicionin dhe jane larg stabilitetit tha presidenti amerikan.
Ai perseriti hezitimin per te zgjeruar operacionin ushtarak me qellim qe te arrihet nderrimi i regjimit. Mendime te tilla jane te gabuara tha ai
Zgjerimi i operacionit tone ushtarak per te arritur ndryshimin e regjimit do te ishte gabim.
Operacioni ushtarak duhet te kete per qellim sigurine e popullsise civile. Megjithate edhe me tutje do te ndiqet qellimi politik qe Gadafi te largohet dhe populli libian te vendose vete per te ardhmen e tij shtoi Obama.
Bildunterschrift Obama pas nje deklarate per Libine
Vezhguesit kane kritikuar ditet e fundit Obamen per mungese veprimi. Prandaj Obama theksoi ne fjalimin e tij se ai nuk druhet as te ece i vetem ne rast se rrezikohet siguria amerikane. Por ne Afriken e Veriut ai do ta ndaje barren me aleatet tha presidenti amerikan.
Nje udheheqje e vertete krijon kushtet per koalicione ne menyre qe te tjeret te bashkepunojne dhe se bashku me partneret te mbahet nje pjese te ngarkeses dhe te shpenzimeve.
Reagime te perziera
Obama kundershtoi edhe kritiken se ka hezituar shume. Eumlshte nevojitur nje muaj per te nderhyre tha ai por..
Ne Bosnje bashkesise nderkombetare i eshte dashur me shume se nje vit derisa ai mundi ta mbroje popullsine civile nga ajri.
Reagimet e para ne SHBA ndaj fjalimit te Obames ishin te perziera. Per republikanet senatori John McCain u shpreh
Pjesa e pare e fjalimit ishte e shkelqyer menyra se si e pershkroi nevojen per te nderhyre. Pastaj ai beri deklarata konfuze kur tha se shkaterrimi regjimit me dhune do te kishte qene gabim. Kjo duhet ti kete pelqyer Gadafit.
Te marten 29.3. ministrat e Jashtem te vendeve te NATO-s mblidhen ne Londer per te diskutuar per hapat e ardhshme ne Libi sepse qe nga e merkura 30.3. nderrohet komanda dhe NATO merr ne dore drejtimin e aksionit ushtarak.
Autor Ruumldiger Paulert/Angjelina Verbica
Redaktoi Auron Dodi