Presidenti amerikan, Barack Obama, pritet ta njoftojë Kongresin në lidhje me planin e ri, i cili do të autorizonte përdorimin e kufizuar të forcave tokësore kundër militantëve të Shtetit Islamik.




Ligjvënësit të cilët janë informuar në lidhje me planin i cili pritet të jetë temë diskutimi në Kongres, do të lejonte përdorimin e forcave speciale amerikane dhe të këshilltarëve për qëllime mbrojtëse, por do të ndaloj “përdorimin për kohë të gjatë të forcave tokësore”.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Shtetet e Bashkuara e udhëheqin koalicionin ndërkombëtar që i ka nisur sulmet ajrore ndaj militantëve në Siri dhe Irak, që nga muaji gusht.




Qindra forca amerikane janë të vendosura në Irak në kuadër të misionit mbështetës dhe këshillues.




Ligjvënësit në SHBA pritet të diskutojë projekt-ligjin e propozuar nga Obama, para mbledhjes së Kongresit më 23 shkurt ku edhe mund të hidhet në votim propozimi.