Prishtinë -Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama i ka dërguar një letër falënderimi kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi. Ndër të tjerash, Obama shkruan se e vlerëson shumë mesazhin domethënës të dërguar nga kryeministrit Thaçi me rastin e ardhjen në postin e presidentit të SHBA-ve. “Kam besim se mund të punojmë së bashku në frymën e paqes dhe miqësisë për të ndërtuar një botë më të sigurt gjatë katër viteve të ardhshme. Mirëpres të punoj me ju në këtë përpjekje dhe për të promovuar raporte të mira midis dy vendeve tona”-shkruan Obama në letrën dërguar kryeministrit Thaçi.