Tensionet janë rritur dramatikisht në territorin ukrainas të Krimesë, gjatë së premtes, teksa ambasadori i Ukrainës në Kombet e Bashkuara ka paralajmëruar Rusinë, të mos përshkallëzojë dhunën në kufijtë territorialë të vendit të tij, një paralajmërim që erdhi pak kohë përpara t’i bashkangjitej edhe ai i Shteteve të Bashkuara, që nxisin Rusinë të tërhiqet nga rajoni, ose të përballet me pasojat.
“Tashmë jemi thellësisht të shqetësuar nga raportimet mbi lëvizjet ushtarake të ndërmarra nga Federata Ruse brenda Ukrainës”, tha presidenti Barack Obama, gjatë një deklarate televizive nga Shtëpia e Bardhë, citon TopChannel.
“Kjo sjellje do të përbëjë një shkelje të pastër të angazhimit të Rusisë për të respektuar pavarësinë, sovranitetin dhe kufijtë e Ukrainës, si dhe ligjet ndërkombëtare”. /Indeksonline/