KUALA LUMPUR- Presidenti amerikan, Barack Obama ka shtyrë udhëtimin e tij në Malajzi për shkak të paralizës federale në vend, njoftoi kryeministri malajzjan, Najib Razak, i cituar nga agjencia publike e lajmeve Bernama.

''Për shkak të krizës federale në SHBA, presidenti Obama ka shtyrë vizitën në Malajzi'', theksoi Razak.

Obama duhej të udhtëtonte drejt Malajzisë më 11 tetor, në kuadër të një turi në Azi dhe Juglindje gjatë të cilit do të ishte i pranishëm edhe në samitin e APEC (vendet e Azi-Paqësorit) që do të zhvillohet në ishullin indonezian të Balit duke nisur nga e hëna e ardhshme.

(d.b/BalkanWeb)