Obama-PapaPresidenti Barack Obama takoi për herë të parë Papa Françeskun në një takim, që u cilësua si i ngrohtë. Presidenti Obama bisedoi për afro një orë me Papën në Bibliotekën e Vatikanit, në një atmosferë miqësore, ku zoti Obama tha se e admironte Atin e Shenjtë, i cili tha në spanjisht se ishte mirënjohës për vizitën.

Pas takimit, Papa i dha Presidentit Obama një dokument të quajtur Gëzimi i Ungjillit, ndërsa zoti Obama i dha një dhuratë simbolike me fara nga Kopshti i Shtëpisë së Bardhë. Sipas njoftimeve Presidenti Obama e ftoi Papa Françeskun për vizitë në Shtëpinë e Bardhë.