Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, ka arritur në Uashington për bisedime me presidentin Barak Obama.


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, u tha gazetarëve se dy homologët do të diskutojnë “aspektet e partneritetit strategjik ndërmjet SHBA-ve dhe Pakistanit”.


Zardari po ashtu merr pjesë në një shërbim përkujtimor për nder të diplomatit veteran, Riçard Hollbruk, i cili vdiq në dhjetor.