Jane nje inventar i tere objektesh te munguara arkeologjike, etnografike etj., kudo neper Shqiperi. Nje nga arsyet dihet: Nuk jane me shtepite e kultures, muzete e shumte dhe ateliete dhe bashke me prishjet e tyre-kuptohet se do te mungojne pa fund dhe ndoshta dhe pa kthim shume objekte...Rivleresimi i tyre monetar: Mbase, rruga qe do te duhet per t'i rikthyer dhe ruajtur





Pak dite me pare, ne nje te perditshme, Dervish Zaimi, shefi i sektorit te katalogimit te Qendres Kombetare te Inventarizimit te Pasurive Kulturore, ka perseritur se mungesa e objekteve me vlera arkeologjike-kulturore dhe kinse humbja e tyre kapin shifren e 2030 objekteve. Ai aludon per nje shifer me te madhe, por qe kuptohet se eshte e besueshme.


Per hir te se vertetes, problemi ashtu si mund te kuptohet s'eshte vetem ne muzeume por edhe ne shume galeri arti. Jane disa galeri, qe tash jane prishur ne Berat, apo ne Pogradec dhe kemi mungesen e inventareve te tera ne ish-Pallatet e Kultures apo ish-muzeve. Nje i tille p.sh Muzeu i Bajram Currit, Elbasanit etj. kane vite, qe se marrin me veten.


Sipas zyrtarit, humbjet kane te bejne me periudhen e viteve 1991- 1997, por dihet dhe madje edhe konfirmohet qe shume objekte kane humbur dhe pas viteve 2000.


Nderkohe eshte shume e veshtire procedura qe duhet per te kthyer shume prej tyre. Por edhe kjo kur ndodh duket se individe dhe institucione bejne gare per te shpallur se kush ka qene me i njohuri dhe ka punuar per kete pune. Dhe, me shume sesa te vleresohet ajo shfrytezohet nga pale te ndryshme per te treguar supremacite.


Ne fakt, nga prononcimi i zyrtarit kuptohet dhe thuhet se humbjet kane qene shume me te medha dhe jane plot 1875 objekte te tilla, qe kane humbur me pare, kur dihet shteti shqiptar kishte momentet e tij te transformimit. Ndersa, humbjet kane vazhduar dhe pas 2000 dhe kane arritur ne 155 syresh. Ka nje lloj pergjigje per humbjet qe jane kryesisht nga institucionet e demtuara rende, te tilla si Muzeu i Matit, por duket se ne gjendje jo te mire jane dhe ato ne Gjirokaster dhe Tepelene. Ajo qe kuptohet, pa asnje medyshje, eshte se nje shkak i kinse humbjeve eshte dhe nenvleresimi i tyre. Ato kane ende vlera, qe jane llogaritur kohe me pare. Ndaj, problemi kryesor i tyre eshte sot rivleresimi i tyre. Ato kane vleresime qesharake, qe nuk i pergjigjen ne asnje fare menyre vlerave reale te tyre. Kjo e ben sipas shefit te sektorit te katalogimit ne Qendren Kombetare te Inventarizimit te Pasurive Kulturore, qe keto duhet te rivleresohen.


Per hir te se vertetes, Shqiperia ka pasur nje rreth te plote institucionesh kudo per te promovuar dhe per te shperfaqur kulturen e saj. Kishte kudo muze etnografike, vec institucioneve te tjera muzeale me destinacione te ndryshme. Pas vitit 1991, ne kohen e ndryshimit te sistemit ekonomik shoqeror, shqiptaret gjykuan se ato ishin rudimente te se shkuares dhe sidomos pjese e propagandes komuniste. Shume u vodhen, te tjera u plackiten per interesa fitimi dhe te tjera u demtuan keqazi. Tashme, kane mbetur objektet, qe jane transformuara per interesa lokale dhe jane shfrytezuar pa meshire, ndersa objektet dhe sidomos ato te kultures Mesjetare dhe antike jane demtuar dhe shume prej tyre dhe jane zhdukur. "Kemi bere shkrese per objektet e humbura ne te gjitha rrethet, por ka shume veshtiresi ne gjetjen e tyre, pasi ka mungese fotosh", ka shpjeguar zyrtari per te perditshmen, duke lene te nenkuptohet sesa larg jemi ende nje sistemi punesh per gjetjen dhe kontrollin e tyre.