Situata ne fshatin Obot vazhdon te mbetet e tensionuar. Pak me pare nje grup njerezish kane arritur ne Muriqan dhe kane kerkuar ndihme.
Sipas tyre, ne Obot ka ende banore dhe uji po iu futet neper shtepi. Policia nuk ka mundur te futet per shkak te terrenit te veshtire. Pak me pare jane degjuar edhe disa krisma armesh, qe tregojne se ne Obot ka akoma njerez. Nderkohe, ne kete fshat ka mberritur kryetari i komunes bashke me shume forca policore, te cilet pritet te nderhyjne. Situata mbetet e veshtire ne te gjithe fshatin, te gjitha shtepite jane duke u permbytur, banoret kane filluar te sistemohen ne banesat e njeri-tjetrit.