Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një tjetër skandal në drejtësi, ku një oficer i Policisë Gjyqësore ka fshirë me një të rënë të lapsit përgjimet, ku dilte emri i një prokurori se kishte marrë ryshfet.


Në redaksinë e emisionit hulumtues u ankua sërish qytetarja Floresha Kalemaj, e cila pak muaj më parë denoncoi publikisht se prokurori i Fierit, Dorian Tafili ka mbrojtur organizatoren e grabitjes së automjetit të saj dhe 100 milionë lekëve.


Në përgjimet e publikuara në tetor të vitit 2018, Fiks Fare faktoi se e hetuara deklaronte në mënyrë të hapur se kishte dhënë një ryshfet prej 500 mijë lekësh, në mënyrë që të mos hetohej. Madje, në përgjime rezultoi se organizatorja ushtronte edhe prostitucion, si dhe kishte biseda edhe me punonjës të Policisë së Fierit.


Pas transmetimit të hulumtimit, prokurori Dorian Tafili dha dorëheqjen nga çështja. Qytetarja, duke parë se kishte shumë përgjime, kërkoi që një përgjim të dëgjohej edhe njëherë për të saktësuar disa pika.


Por, nga shiu qytetarja ra në breshër. Përgjimi i dytë i fshiu pjesët kryesore, ku 200 milionë rezulton 200 mijë lekë. Fjalët do të paguajmë prokurorin u fshinë, ndërsa u ndryshua edhe emri i bashkëshortit të saj, Xhemal. Qytetarja thotë se gjithçka është bërë me dashje, për të mbrojtur dy të arrestuarit e kësaj grabitjeje.


Fiks Fare siguroi të dyja përgjimet dhe, ashtu siç pretendon qytetarja, gjithçka ishte fshirë dhe devijuar. Nisur nga këto falsifikime, qytetarja iu drejtua Gjykatës së Fierit, duke i kërkuar që të dëgjoheshin edhe njëherë përgjimet.


Në sallë të gjyqit u vendosën përgjimet, ku qytetarja, avokati i saj dhe prokurorja konfirmuan se përgjimet e para ishin më të sakta. Nisur nga kjo situatë, Floresha Kalemaj bëri një kallëzim penal në Prokurorinë e Fierit, për OPGJ-në që kishte zbardhur këto përgjime. Por, çuditërisht, Prokuroria i pushoi hetimet me dy argumente.


Së pari, vet qytetarja, nisur nga audio në gjykatë, e pranonte se përgjimet e dyta ishin më të sakta. Ky fakt rrëzohet shumë lehtë, pasi nga audio e seancës e dëgjuar nga Fiks Fare rezultoi se, qytetarja e kishte thënë mjaft qartë se përgjimet e para ishin më të plota. Argumentimi i dytë i pushimit të hetimeve ishte që transkriptet e dyta ishin 7 faqe, ndërsa të parat 4 faqe. Por, në transkriptet e dyta prej 7 faqesh janë zbardhur vetëm ujëra dhe jo pikat më kryesore.


***

GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR FIER


Gjyqtarja  Fillon seanca gjyqësore, IT-ja e gjykatës të ndezë CD-në.

Dëgjohet përgjimi

Gjyqtarja  Gjykata konstaton se është dëgjuar e gjithë CD-ja e përgjimit ambiental. IT-ja e gjykatës merr masa ta rivendosë edhe njëherë CD-në për tu dëgjuar.

Ridëgjohet përgjimi

Gjyqtarja  Atëherë përfundon dëgjimi i regjistrimit të përgjimit ambiental midis dy të pandehurve.

Avokati i familjes Kalemaj  Në lidhje me përgjimin e parë, neve e dëgjuam komplet dhe nuk kemi asgjë tjetër se është i njëjtë me përgjimin e bërë nga Oficeri i Policisë Gjyqësore.

Gjyqtarja  Me transkriptimin?

Prokurorja  Po.

Avokati i familjes Kalemaj  Është i saktë.

Floresha Kalemaj  Transkriptimi i parë që ka bërë Pëllumbi (Davidhi, OPGJ), ishte i gjithi aty.

Prokurorja  Provat mbi të cilat ne kërkojmë dërgimin e çështjes në gjykim janë: Këqyrja e tabulateve të numrit telefonik 752 në përdorim nga Renaldo Latifi, rezulton se ka qenë në vendndodhje vetëm në fshatin Levan në datë 29.05.2017 në vendin e ngjarjes dhe jo siç pretendon ai se ka qenë në Vlorë. Prokuroria ka dyshime se ngjarja është kryer në bashkëpunim me persona të tjerë, por për këta të dy nuk ka asnjë dyshim se janë autorë të veprës. Ka ndarë çështjen dhe çështja tjetër është duke u hetuar ende.

Avokati i të pandehurve  Është një transkriptim këtu, që kjo mund të ketë irrituar edhe viktimat që thotë ku i gjeti ai gomar, torollak 200 milionë lekë.

Floresha Kalemaj  Po ishin.

Avokati i të pandehurve  Këtu ka lidhje, është vjedhur 100 milionë, ka lidhje me 200 mijë lekë, lekë lotosh.

Floresha Kalemaj  Jo, jo. Ishte 200 milionë

Avokati i të pandehurve  Ja dëgjoje. Ma thuaj ku ishte këtu.

Gjyqtarja  Mirë, mirë në rregull.

Prokurorja  I dëgjuam edhe në CD, u dëgjuan edhe në CD.

Avokati i të pandehurve  E dëgjova edhe në CD edhe në transkript.

Gjyqtarja  Viktima edhe njëherë, nuk jeni ju organi i akuzës, është prokurorja.

Floresha Kalemaj  E dëgjuam me vesh.

Avokati i të pandehurve  Kështu siç është vënë në kërkesë për gjykim dhe është 200 milionë lekë. Nuk ka lidhje 200 milionë.

Floresha Kalemaj  200 milionë.

Avokati i të pandehurve  200 mijë lekë të vjetra, jo 100 milionë.

Floresha Kalemaj  E dëgjova me veshët e mi.

Avokati i të pandehurve  Dhe ja ngecët. Dhe transkriptet dhe ça dëgjuam, janë e njëjta gjë.

Renaldo Latifi (autori)  Në dosje keni dokumentet, letrat e shkollës, jam student o vlla, nuk e di pse më futën në burg. Kam bërë 3 vjet universitet, 2 muaj deri sa ta mbaroja, më arrestuan. Se mbylla dot.

Avokati i të pandehurve  Duhet të keni të qartë gjyqtare, pa ju vënë në siklet.

Gjyqtarja  Gjykata nuk vihet asnjëherë në siklet. Çështë ky siklet gjykata! Çi keni këto shprehje, apo

Avokati i të pandehurve  Në pamje filmike nuk duket fare, absolutisht, makina e viktimës Xhemal Kalemi, që të vi nga Fieri apo të ketë qenë e parkuar.

Prokurorja  Është me bagazh makina, është makinë që i ka të gjitha elementet e makinës. Ka një aktivitet të ligjshëm dhe vlera është 100 milionë dhe kjo nuk diskutohet. Mund të ketë qenë edhe më shumë, po ata aq kanë të saktësuar, se mund të kenë qenë edhe bishta, ata nuk e dinë Personi që ndodhet, që kalon përpara makinës, është Renaldo Latifi, dhe çelësi që mban në dorë është i ngjashëm me një objekt si i çelësave të automjetit. Është i provuar plotësisht që këta të dy janë bashkëpunëtorë të vjedhjes. Ka autorë të tjerë dhe ne jemi plotësisht të bindur për këtë gjë dhe prandaj kemi bërë ndarjen e çështjes.


********************************


PËRGJIMI 1

OPGJ, Pëllumb Davidhi


Renaldo Latifi  Më prishi mendjen mua Po të mbajë Xhemalin më tha mua për ato punët e vogla mbaje të q. gruan i thashë unë

Renaldo Latifi  (qeshin) Kush e di si ka ardh puna na q nënën.

Xhulian Muça  Kot e kot, na rr lesht.

Renaldo Latifi  Vemi ne atje

Xhulian Muça  Paguajmë lekt

Renaldo Latifi  Na gjeti lekt ai

Xhulian Muça  I thashë unë, na duhen lekt patjetër, patjetër.

Renaldo Latifi  Po mirë. Eeee. Ja ngecim Gent . Unë e di që është k torollak është ai, 200 milion ku i gjeti ai lekt.

Xhulian Muça  Genti vajti kush tjetër

Renaldo Latifi  Vetëm nuk vete.

Xhulian Muça  Genti me kë vajti?

Renaldo Latifi/strong>  Tha i zoti lokalit dua a si mblidhet ai dava mafioz më iku mëndja mua ky!


***

Renaldo Latifi  Po ça k thotë ky 3 ditë.

Xhulian Muça  Lekët po kërkojnë, duan lekët po hë.

Renaldo Latifi  Ëëëë.

Xhulian Muça  U grinë për lekët.

Renaldo Latifi  Ule zërin.

Xhulian Muça  Eee.

Renaldo Latifi  U ule në shesh.

Xhulian Muça  Na re.

Renaldo Latifi  Atë ditë që na dha çelësin ai.

Xhulian Muça  E mbajte ti.

Renaldo Latifi  Më plasi k


***

Xhulian Muça  Po ky ça tha kur isha unë lart?

Renaldo Latifi  Për ty?

Xhulian Muça  Eee.

Renaldo Latifi  Hiç takoi.

Xhulian Muça  Po kur erdhi aty ai, në Levan?

Renaldo Latifi  Më tha ku është Xhulio, në Tepelenë merr telefon, të mora telefon kur erdhe ti.

Xhulian Muça  Po ty ça të tha?

Renaldo Latifi  Më tha ishte dhe Arbeni atje.

Xhulian Muça  Eeeee.

Renaldo Latifi  Kur erdhi herën e fundit

Xhulian Muça  Po qeshte Arbeni, fola në telefon.

Renaldo Latifi  I ka ikur mendja Arbenit atje.

Xhulian Muça  Po ai e ka dhëndërr atë, u trembën ata (qesh). Të kishte thënë ty kush Xhemal ishte.

Renaldo Latifi  U thashë unë.


***

Renaldo Latifi  Më hidh çik lekë te telefoni.

Xhulian Muça  Kam unë. O na groposi dëgjove eee. O Xhemal të q r

Renaldo Latifi  Atë do ai tia gjejnë atë kush e ka bërë, më heq nga puna.


********************************


PËRGJIMI 2

OPGJ, Vasillaq Tanuçi


Xhulian Muça  Do të ikësh, ja q k unë atij.

Renaldo Latifi  Ora gjashtë, sa është ora gjashtë apo

Xhulian Muça  Ore ti dhanë gjë çelsat e punës.

Renaldo Latifi  Jo, merr pastaj te shtëpia Altinin.

Xhulian Muça  Ishe gjë në kat të parë këtu?

Renaldo Latifi  Ku, kur erdha?

Xhulian Muça  Vajte pive ilaçet


***

Xhulian Muça  Prap ti, ik e se na grin lekët.

Renaldo Latifi  Po ça k thotë ky, 3 vjet burg.

Xhulian Muça  Lek po kërkonin. Lesht do mari.


***

Renaldo Latifi  Po më mirë këtu sesa

Xhulian Muça  Mer lekët ai, të lë i ligu të bësh prokopi ee.

Renaldo Latifi  Po vari k, unë nuk, me ty n.q.s.

Xhulian Muça  Do të ndaj nga kolori? Do ti q, racën atij.

Renaldo Latifi  Do ti vë spatën.

Xhulian Muça  Po ku di unë, po ti ja dhe lokalin atij.

Renaldo Latifi  Më prishi mendjen mua ai Po më tha Xhemali mua mos ka mbaje o të q, ata harruan që iku në Vlorë atë ditë ai, ishte ditë e vrasjes, e mban mënd atë vrasjen ti.

Xhulian Muça  Ee atë ditë kam dalë.


***

Renaldo Latifi  Do të marrin lekët (qesh).

Xhulian Muça  Po më han lekt.

Renaldo Latifi  Paske mësuar me keq nga mua ti?!

Xhulian Muça  Po ty të kanë bërë mirë.

Renaldo Latifi  Vemi atje ne.

Xhulian Muça  Na mori beni, më plasi k, mua.

Renaldo Latifi  Eee?

Xhulian Muça  Pagoi Beni.

Renaldo Latifi  Ja ngecim Benit dhe ato që kishit Po mirë ja ngecët atij Genit Benit???

Xhulian Muça  Eee.

Renaldo Latifi  Ja ngecim Genit??? I prishe kurvë, se ka vejtur me ne ai 200 mijë lekë, ku i ke lekët e tjera (qesh).


***

Xhulian Muça  Po qeshte Arbeni, fila në telefon.

Renaldo Latifi  Po ai pati Arbenin aty.

Xhulian Muça  Po ai pa vrengër u trëmbëm ne.

Renaldo Latifi  Ja dhashë unë.

Xhulian Muça  Ja dhe ti?

Renaldo Latifi  I mori ai

Xhulian Muça  Pllumbi mor të q


***

Renaldo Latifi  Ta mbyll këtë?

Xhulian Muça  Mbylli O do na groposin këta dëgjove o Xhemal