E mbani mend Ogrenin, djaloshin elokuent i cili krijoi një marrëdhënie me Nedën brenda shtëpisë së “Big Brother 4”? Nga sa kemi mësuar së fundmi, njohuritë e tij në komunikim duket se janë vënë në shërbim të një dikasteri të rëndësishëm ministror. Ogren Balluku, prej disa ditësh është përfaqësues për mediat i ministres së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito. Ogreni ka nisur të shpërndajë njoftimet për shtyp nga kjo ministri dhe “Bluetooth” i uron punë të mbarë në detyrën e re.

(Bluetooth/BalkanWeb)