“Oj nënë pse më bërë”. Florinda Lleshi shkel një shtegu mes përmes pyllit dhe nxjerr dëshpërimin prej shpirtit, duke mallkuar edhe gruan me të rëndësishme për të, gruan që e solli në jetë.


Florinda po më çon drejt kasolles në të cilën ka përfunduar në mes të maleve, qyqe e vetme dhe me 3 fëmijë të mitur. Ajo vendosi të dalë prej martesës për shkak të dhunës barbare. Ishte 21 vjeçe kur u martua me shkuesi, jetonte atje në Mirdite dhe krushqi pas krushqie i thanë se i kishin gjetur një djalë nga familje e mirë. Është nga Kukësi i thanë, familje e mirë, djalë punëtor.


Por gjithçka rrodhi më tej, që tepër larg ëndrrave të saj. Në një rast, pasi kishte punuar gjithë ditën si kafshë në arë kur u kthye në shtëpi ajo u dhunua aq shumë sa vendosi ti jepte fund jetës dhe piu fotoksinë. Jetoi.


Në 2015, i shoqi e goditi me sëpatë në kokë. Një muaj në spital, nuk bëri zë. Nuk denoncoi pavarësisht plagëve. Florinda u kthye sërish aty në zonën e Farkës së Madhe ku jetonin të gjithë bashkë me shpresën se kur të nesërmen të lindte dielli edhe jetës së saj do i hapej një faqe e re.


Nuk pati asnjë rreze në asnjërën prej ditëve që vijnë njëra pas tjetrës. Përkundrazi,

kur nuk mundi më të duronte dhunën, Florinda i tha stop gjithçkaje. Në fund të 12 viteve martese, ajo u nxor nga shtëpia me rrobat e trupit dhe 3 djemtë e vegjël. Pa asnjë shpresë për të trokitur për ndihme, e ndërsa mbi vete ka dy urdhra mbrojtjeje, ajo ngriti një kasolle aty në pyll, pranë shtëpisë së ish-burrit.


Dhe ndërsa i dha fund një torture, për të ka nisur një torturë e re, uria. Kasollen e ka mbuluar anash me batanije  dhe rrecka rrethanore që era te mos fryje e shiu mos të hyjë brenda. Do të jetojë si njeri. Do që ti vërë në gjumë fëmijët të ngopur. Që bijve mos t’ua ngrohë duart me frymën e saj.


E pamundur. Ka një vit e gjysmë që jeton si të jetë e padukshme, ajo e padukshme, të tre fëmijët të padukshëm. Por ajo e ka një emër, quhet Florinda është vetëm 33 vjeçe. Fëmijët e saj quhen Fatmir, Fabian dhe Armen dhe janë 10 , 8 dhe 6 vjeç. Janë në shkollën e Farkës së Madhe dhe nëse ndodh ti takoni dijeni se e ëma ka ecur mes përmes një pylli, ka udhëtuar 40 minuta në këmbë për ti çuar në shkollë. Dhe secilit prej tyre kur i ve në gjumë u tregon përralla me ushqim të ngrohtë.


Anila Hoxha






Te lindesh grua …"Oj nene pse me bere, ". Florinda Lleshi shkel nje shtegu mes permes pyllit dhe nxjerr deshperimin prej shpirtit, duke mallkuar edhe gruan me te rendesishme per te , gruan qe e solli ne jete. Florinda po me con drejt kasolles ne te cilen ka perfunduar ne mes te maleve, qyqe e vetme dhe me 3 femije te mitur. Ajo vendosi te dale prej marteses per shkak te dhunes barbare. Ishte 21 vjece kur u martua me shkuesi, jetonte atje ne Mirdite dhe krushqi pas krushqie i thane se i kishin gjetur nje djale nga familje e mire. Eshte nga Kukesi i thane, familje e mire,djale punetor.Por gjjithcka rrodhi me tej, qe teper larg endrrave te saj. Ne nje rast , pasi kishte punuar gjithe diten si kafshe ne are kur u kthye ne shtepi ajo u dhunua aq shume sa vendosi ti jepte fund jetes dhe piu fotoksine. Jetoi. Ne 2015 , i shoqi e goditi me sopate ne koke. Nje muaj ne spital, nuk beri ze. Nuk denoncoi pavaresisht plageve . Florinda u kthye serisht aty ne zonen e Farkes se Madhe ku jetonin te gjithe bashke me shpresen se kur te nesermen te lindte dielli edhe jetes se saj do i hapej nje faqe e re.Nuk pati asnje rreze ne asnjeren prej diteve qe vijne njera pas tjetres. Perkundrazikur nuk mundi me te duronte dhunen, Florinda i tha stop gjithckaje. Ne fund te 12 viteve martese, ajo u nxor nga shtepia me rrobat e trupit dhe 3 djemte e vegjel. Pa asnje shprese per te trokitur per ndihme, e ndersa mbi vete ka dy urdhera mbrojtjeje, ajo ngriti nje kasolle aty ne pyll, prane shtepise se ish burrit. Dhe ndersa i dha fund nje torture, per te ka nisur nje torture e re.URIA. Kasollen e ka mbuluar anash me batanije , dhe rrecka rrethanore qe era te mos fryje e shiu mos te hyje brenda.Do te jetoje si njeri. Do qe ti vere ne gjume femijet te ngopur. Qe bijve mos t'ua ngrohe duart me frymen e saj . E pamundur. Ka nje vit e gjysem qe jeton si te jete e padukshme, ajo e padukshme, te tre femijet te padukshem. Por ajo e ka nje emer , quhet Florinda eshte vetem 33 vjece. Femijet e saj quhen Fatmir, Fabian dhe Armen dhe jane 10 , 8 dhe 6 vjec.Jane ne shkollen e Farkes se Madhe dhe nese ndodh ti takoni dijeni se e ema ka ecur mes per mes nje pylli, ka udhetuar 40 minuta ne kembe per ti cuar ne shkolle. Dhe secilit prej tyre kur i ve ne gjume ju tregon perralla me ushqim te ngrohte.p.s , per me shume shikoni videon, Florinda me priti ne rruge sot dhe m'u lut ta shikoja ku jetonte . Trishtim!


Gepostet von Anila Hoxha am Dienstag, 16. Oktober 2018



17 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)