Përvjetori i 10-të i krijimit të Batalionit të Operacioneve Speciale të Forcave tona të Armatosura, (BOS), u përkujtua dje  me një ceremoni të zhvilluar në Regjimentin Komando në Zall- Herr. Në ceremoni merrnin pjesë ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, komandanti i Shtabit të NATO-s në Tiranë gjeneral brigade Vasil Dimitrov, atashe ushtarakë, përfaqësues të misioneve ushtarake si ODC, CUBIC, DAKOT, kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve Ilir Rusmali, etj. Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, duke përshëndetur të pranishmit në këtë përvjetor, theksoi se, “Batalioni i Operacioneve Speciale është një prej reparteve elitë të ushtrisë shqiptare dhe është renditur me dinjitet në këtë pozicion, pasi në këto vite ka pasur një transformim dhe profesionalizëm të gjithanshëm”.