Delegacioni i Koresë së Veriut ka mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Incheon-it. Në krye të tij, është Kim Yong-nam, presidenti de fakto për rolin e shefes së delegacionit ceremonial. E pranishme është edhe Kim Yo-jong, motra më e vogël e liderit koreano-verior, Kim Jong-un. Është hera e parë, që prej 1948-ës, që një përfaqësues i familjes së Kim-it, themelues i shtetit koreano-verior, shkel zyrtarisht në Jug.







9 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)