Dy muaj më parë, ministri i Transporteve e telekomunikacionit të Shqipërisë, Sokol Olldashi, tha se aeroporti i Kukësit tashmë ka kaluar më shumë si një çështje komerciale. "Aeroporti i Kukësit është i gatshëm. Ka të miratuara procedurat e ulje- ngritjeve. Më tej çështja është a do të ketë interes nga kompanitë për të operuar në aeroportin e Kukësit ose jo.





Duhet të kemi parasysh se nuk jemi në momentin më të përshtatshëm të mundshëm për industrinë e aviacionit. Për shkak të krizës botërore, industria e aviacionit është në një moment jo fort të mire",- deklaroi ministri Olldashi. Megjithatë kreu i dikasterit të Transporteve ka shprehur optimizmin e tij se një ditë aeroporti i Kukësit do të mund të vihet në funksionim. Por pavarësisht prej deklarimeve të vazhdueshme asgjë nuk është bërë lidhur me amendimin e kontratës koncesionare që do të pasohej me vënien në shfrytëzim të aeroportit të Kukësit.