Inspektorati Kombetar i Ndertimit, ka depozituar dje ne prokurorine e rrethit Durres, nje kallezim penal ne ngarkim te kryetarit te bashkise se Durresit, Vangjush Dako. Ministri i Transportit Telekomunikacionit dhe Puneve Publike, Sokol Olldashi i cili beri publik vendimin dje per mediat, tha se objekti i kallezimit eshte ky pallat qe ka 9-kate mbi lejen e ndertimit. Pallati aktualisht ka mberritur ne 21-kate, nderkohe qe leja fillestare e dhene ne vitin 2001 nga ish- kryetari i bashkise se Durresit, Miri Hoti, ka qene fillimisht per 12-kate, me pas me nje shtese mbi lejen ne vitin 2003, jane akorduar dhe 2-kate te tjere, pra nga 12-kate ka vajtur 14-kate. Ndertuesi ka shtuar mbi 12-kate, tashme te shitura dhe ku banojne qytetare me familje. Per kete pallat, bashkia e Durresit ka marre nje vendim prishjeje dhe e keqja eshte se ky vendim prishjeje, nuk po ekzekutohet. "Kemi paraqitur sot kallezimin penal per kryetarin e bashkise se Durresit, per lejimin e nje ndertimit 7-kate mbi nje pallat, gje qe e ben kete pallat te rrezikshem per banoret qe jetojne aty",-tha Ollashi. Ne analizen e eksperteve te Inspektoratit Kombetar Urbanistik, ky pallat eshte me nje rrezikshmeri shume te larte per jeten e banoreve qe jane brenda tij. "Prandaj do t'i kerkoja kryetarit te bashkise se Durresit qe te nderhyje menjehere, duke qene autoriteti i vetem kompetent per te prishur kete shtese mbi kete pallat, per realizimin e prishjes dhe per me teper te nderhyje urgjentisht, per evakuimin e banoreve qe jane dite-nate ne menyre te panderprere ne rrezik permanent",-tha Olldashi. Ai perseriti se situata ne kete ndertese eshte pertej cdo rreziku te imagjinueshem. "Ai nuk eshte me nje pallat, por eshte nje "bombe me sahat" e aktivizuar, qe mund te pelcase nga momenti ne moment dhe te shkaktoj viktima tek banoret qe jane ne ate pallat". Ai tha se objekti ne fjale ka muaj qe duhet te ishte prishur, por jo vetem qe nuk po prishet, por ndertimi vazhdon normalisht. Kjo ndertese mbi 20-kate nuk eshte nje ndertim qe eshte diku ne periferi, por eshte ndertimi me i larte ne qytetin e Durresit dhe eshte ne kryqezimin e dy rrugeve kryesore te ketij qyteti, ate te bulevardit kryesor ose rruges "Tregtare" dhe rruges "Skenderbej" qe eshte aksi kryesor i qytetit te Durresit. "Ky ka qene shkaku qe sot kemi paraqitur prane Prokurorise se Durresit, kallezim penal per kryetarin e bashkise, Vangjush Dako",-tha Olldashi.


Dako i pergjigjet Olldashit: Do te padis per shpifje


Reagon kryebashkiaku i Durresit, Vangjush Dako duke hedhur poshte akuzat e ministrit te Transportit, Sokol Olldashi per pallatin 21-katesh ne Durres. "Jane shpifje", u shpreh Dako, duke replikuar se, vendimi per prishje eshte marre nga bashkia e Durresit por eshte kerkuar ndihma e Inspektoratit te Larte te Ndertimit, per nderhyrje me mjete si shkak i rrezikut qe paraqet ndertesa. "Puna atje eshte pezulluar nderkohe qe presim prishjen me mjete te nje teknologjie te larte sepse eshte e rrezikshme prishja e objektit ne ate lartesi" shpjegon Dako. Nderkohe kryebashkiaku i Durresit nenvizoi se, do ti pergjigjet me kallezim penal, deklaratave te sotme te ministrit Olldashi, te cilat i konsideroi si shpifje e fyerje ne drejtim te tij. "E dyta shpifje e zotit Olldashi, ne drejtimin tim personal dhe une do t'i pergjigjem me kallezim penal per shpifje dhe per fyerje, zotit Olldashi. Njekohesisht do t'i drejtohem edhe Presidentit te Republikes per kete tension, qe zoti Olldashi dhe ministrat e qeverise Berisha, po mbajne ndaj pushtetit lokal", u shpreh Dako.