Emisionin Open i gazetares Eni Vasili ku do të diskutohet për krizën politike dhe aksionin e opozitës me protesta, ka startuar me një përplasje. Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi është ngacmuar nga deputeti i PS, Alket Hyseni.


Idrizi tha në nisje të emisionit që nuk e kishte imagjinuar të protestonte sërish për demokracinë në 2019, ashtu siç kishte bërë në vitin 1990 kundër regjimit të Enver Hoxhës.


Pikërisht për këtë pohim, deputeti Hyseni tha se si mund të flasë Idrizi kur është njeriu i ecejakeve politike sa në koalicion me të majtët e sa në të djathtët.



DEBATI:


Hyseni: Lëvizjet e shumta orientimi i ndryshëm politik, ka bërë që të jeni në krahun e gabuar të historisë


Idrizi: Je politikani i fundit që mund të bësh vlerësim për mua. Duhet të jesh i kujdesshëm, të paktën nga ana personale. Do flasim për politikë këtu.


Hyseni: Sot janë kohë të tjera. Shyqyr ja dolëm në 90 dhe tani jemi në studio televizive


Idrizi: Alketi nuk e meriton që unë ti bëj replikë, ndaj vazhdojmë.