Regjisori Nikolin Gurakuqi do te ngjise ne skenen e TOB nje tjeter kryeveper. Opera Manon me muzike te: Giacomo Puccini, ju fton te gjitheve per te shijuar kete premiere.Vepra eshte vënë për herë të parë në skenë në vitin 1893. Irini Nikolla, Shpresa Beka, Eva Golemi, Erlin Zeraliu do te interpretojne ne kete shfaqe me kater akte. Një histori interesante, nje dashuri e cila do të kthehet në tragjedi, nje vepër,që është cilësuar si triumf i kompozitorit të njohur italian Puçini.




Dirigjenti i orkestres do te jete italiani Gianluca Martinenghi ndersa
skenografia i eshte besuar Genc Shkodranit. Kjo opera eshe vene me
sukses ne shume vende te tjera te botes, ndersa do te vije ne skenen e
TOB premiere per spektatorin shqiptar ne 14 shkurt.

Vilma Masha




Azhornuar së fundi ( e diel , 31 janar 2010 )