Vepra e shkruar në vitin 1895 nga Pietro Mascagnign vjen premierë në skenën shqiptare

Për herë të parë do të ngjitet në skenën shqiptare një nga veprat e njohura të kompozitorit italian Pietro Mascagni. Silavano është vepra që do të interpretohet në kuadër të festivaleve operistike në odeonin e qytetit ilir të Apolonisë. Kjo opera me





dy akte do të ngjitet sonte në skenën antike dhe më pas do të nisë udhëtimin e saj në Itali për të vazhduar në Ishullin e Korfuzit. Me një muzikë që e dallon Mascagnin, kjo opera është sërish një rikonfirmim i muzikës lirike, i ekspresivitetit të verizmit dhe i talentit të madh të autorit. Për tu veçuar, është pjesëmarrja e mbesës se kompozitorit të madh, Guia Farinelli-Mascagni, si bashkë-regjisore me regjisorin e talentuar shqiptar Milto Kutali. Një kast artistësh brenda trekëndëshit Shqipëri-Itali-Greqi do të interpretojnë, ku dallohen në rolet kryesore të Silvanos dhe Matildës, tenori e sopranoja italiane Francesco Zingariello e Mara Monopoli, solistët shqiptarë baritoni i ri Solen Alla dhe sopranoja Sofia Kola.


 


Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"