(E plotësuar)




Aksioni i sotshëm i Policisë së Kosovës, pas së cilit u zunë rreth dy kilogramë lëndë narkotike në lagjen Dardania në Prishtinë është rezultat i punës së hetuesve policor të Stacionit Jug në Prishtinë.




Në kuadër të punës së tyre për parandalimin dhe goditjen e trafikut të paligjshëm të lëndëve narkotike, si dhe të dokumentimit të veprimtarisë kriminale të autorëve të veprave penale në këtë fushë, kohëve të fundit ata i kanë ndërmarrë një sërë operacionesh.




Është marrja e shpejtë e informacionit ajo që i ka mundësuar policisë realizimin e një operacioni të bastisjes së një banese sot rreth orës 11:00 në rrugën “Imer Elshani” në Prishtinë, që ka dhënë rezultate të kënaqshme për institucionin e policisë.




Gjatë këtij aksioni është arritur të konfiskohet një revole të tipit Ekol Specia 9 mm, një tjetër RECK-G-5-9PA cal 9mm, dy qese pluhur i bardhe që dyshohet të jetë kokainë, tre kavanoza një litërshe të mbushura me marihuanë, 48 qese të vogla me fara të marihuanës. një qese e vogël me substancë të dyshuar si marihuanë. Një blurës për marihuanë, 29 copë municion të cal 9mm, një këllëf për revole. Një thikë patentë dhe një boks i metatlatë.




--------




Policia e Kosovës ka kapur rreth dy kilogramë lëndë narkotike në lagjen Dardania në Prishtinë.




Burimet e Indeksonline kanë thënë se, operacioni i policisë është kryer pas marrjes së informatave nga rrugët operative.




Përveç drogës, njësitet përkatëse të policisë kanë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri./Indeksonline/