Shqipëria nuk ka një shkollë specializimi për ndërhyrjet plastike dhe kontrolli i mjekëve të huaj që ushtrojnë këtë profesion bëhet nga ministria e shëndetësisë.


Fakt është që kirurgjia plastike po shndërrohet në një zakonshmëri për shumicën e shqiptarëve. Ashtu si edhe në tregje botërore rinoplastika, mbushja e buzëve, apo botoksi janë ndër më të preferuarat. Por produktet e përdorura për këto ndërhyrje si për shembull silikoni kanë rezultate të pakthyeshme.


Në formën e tij të lirë, silikoni që përdoret për të zmadhuar buzët e mollëzat, në Europë nuk lejohet që nga viti 1998, shprehet dr. Panajot Papa, specialist në kirurgji plastike dhe estetike.


Shpesh herë tregu informal dhe mungesa e një kuadri ligjor sjell rezultatet e padëshiruara, duke i çuar klientët tek klinikat e specializuara për korrigjim rezultati.


Ka shumë raste të ndërhyrjes estetike, ku pacientët janë të pakënaqur dhe vijnë për të kërkuar një informacion shtesë dhe më pas për tu rioperuar, shprehet Papa.


Lëvizja anti-plakje, kërkesa për tu dukur të bukur si dhe biznesi i rinisë së përjetshme duket se po marrin hov të madh.


Pjesa e depilimit, mesoterapsië dhe celulitit. Përsa i përket operacioneve, femrat kërkojnë më shumë zmadhimin e gjirit, rinoplastikën dhe lipostucionin. Mund të themi që fryrja e buzëve është kthyer në një dëshirë masive dhe shpesh herë pacientet janë femra. Para ca vitesh kanë injektuar jo acide aluronikë, dhe vijnë në klinikën time për të kërkuar ti heqin, shprehet doktor Panajot Papa.


20 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)