Në vijim të operacionit të koduar POROSIA dhe në vazhdimësi të  hetimeve lidhur me proçedimin penal të referuar nga Policia Lokale, nga  Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u bë ndalimi i shtetasit:


Erges Lipo, 30 vjeç banues në  Pogradec. Ndalimi i tij, u bë në Pogradec pasi, shtetasi i lartpërmendur dyshohet të ketë konsumuar veprën penale Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake, e municionit dhe lëndëve eksplozive , e  kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 278/6 dhe 25 të Kodit Penal.


9 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)