Programi "Opinion" i gazetarit, B. Fevziu, në TV “Klan”, megjithëse shpeshherë kthehet në një arenë ulërimash dhe sharjesh midis politikanësh dhe analistësh të kaheve të ndryshme, gëzon shikueshmëri ndër shqiptarët.Fundi i fundit, këta janë politikanët e qeveritarët tanë dhe, nëse që nga ekrani na tmerrojnë herë me injorancën, herë me paedukatën e herë me hipokrizinë e tyre, të paktën nuk mund të justifikohemi që nuk e dinim se me ç'tipa garipa, kishim të bënim.


Në këtë kontekst, të një emisioni popullor pra, vinte dhe mbrëmja e datës 30 tetor 2008, kur përballe njëri-tjetrit, në studion e "Opinion"-t, u ulën z.Ben Blushi i PS-së, si përfaqësues i opozitës dhez. Lulzim Basha, ministri i Jashtëm, përfaqësues i qeverisë Berisha. Tema e programit ishte: "Kush fiton?".Politikanët, përpara se të mësojnë të flasin pa gabime, mësojnë rëndësinë e shfaqjes së fytyrave në ekran, sa më shumë dhe me çdo kusht - edhe kur nuk kanë fytyrë të flasin, edhe kur nuk kanë ndosend për të thënë.


Është përgjithësisht e vërtetë që, sa më shumë ekspozim mediatik të kenë politikanët, aq më mire u bëhet. Me përkëdheli, politikanët në ShBA, opinioni publik i thërret Media Whores (Kurva të medias) - dhe


këta tanët i plotësojnë kriteret për t'i llastuar me të njëjtin epitet. Gjithsesi, ekziston rreziku që, në kushte të veçanta, ekspozimi mediatik të bëhet i tepërt, kundërproduktiv, madje, ndonjëherë, edhe elektoralisht i rrezikshëm për politikanët, sidomos kur këta nuk janë aq të mprehtë sa besojnë se janë. Siç thotë i madhi Al Pacino, në rrolin e Luciferit: "Vanity my favorite sin". Shtabet e kandidatëve për President të SHBA-së, p.sh., e njohin këtë fenomen, dhe rëndom gjatë fushatave refuzojnë tejekspozimin në media, duke shmangur daljet në media, kur nuk kanë ç'të thonë, apo kur debati konsiston në "pika të dobëta" të formimit të tyre. Por tek ne ndodh e kundërta, ndoshta sepse politikanët e vlerësojnë më pak inteligjencën e publikut, ose sepse këta vetë nuk janë aq inteligjentë.


Sepse ndodh që shfaqja për dy orë e gjysmë në tv, duke u munduar të shesësh sapun për djathtë, si në rastin e ministrit, apo kur sapo je kthyer në Tiranë, i lodhur tërë ditën fshatrave të Shkodrës, siç kishte bërë z. Blushi, të kthehet në një kosto politike. Z. Blushi dukej që ishte tepër i lodhur dhe i papërgatitur për t’u përballur me


Dhelpërimet bajate të ministrit Basha. Ministri, nga ana tjetër, gabon kur mendon se shqiptarët janë idiotë, kur ironizon (në radhë të parë këtë popull) me raporte ndërkombëtare progresi.


Nga njëra anë Blushi i lodhur që përsëriste pa ritëm po ato retorika të amortizuara që bëhen prej muajsh - nga ana tjetër ministri me buzëqeshjen prej kukulle plastike, qëimitoi suksesshëm babain e tij politik, mjeshtrin e rrëshqitjes – arritën të thonë asgjë për 2 orë e 30 minuta. Blushi e humbi debatin me shigjetat që i dilnin gjithmonë huq – ndërsa ministri vetem sa kujtoi se e fitoi, se realisht nuk gënjen askënd përveç vetes. Basha tregon mendjelehtësi dhe boshllëk në gjykimin politik, përderisa erdhi të cingërisë nervat e shqiptarëve të varfër, duke mbllaçitur atë çamçakizin e shpifur teë arrtijeve në të gjitha fushat.


Gjatë kohës së debatit, publiku dërgoi mesazhe (sms) për të votuar PS-në, apo PD-në. Fevziu u tregua i mençur që, rezultatet e votimeve me celular, nuk i shpalli në fund të emisionit, sepse një gjë është e sigurt, përgjigja


me e saktë e pyetjes: "Kush fiton?", është "Zotërinj politikanë, kësaj here humbisni që të dy!"