Opozita duket se ka marrë pushimet e Vitit të Ri pas betejës sot në Parlament.


Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të jenë bashkë në protestat masive që do të organizohen prej janarit të vitit të ardhshëm.


Opozita tregoi sot se nuk do të lejojë parlamentarizëm fasadë. Vendimi unamim është nisja e një valë protestash popullore në javën  e parë të janarit për të ndalur çmendurinë e narko-kryeministrit që sot është dhe kryeprokuror i vendit, deklaroi Basha, që shoqërohej nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhit dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediut.



I pyetur për ndonjë skenar për djegie mandatesh, Basha tha: Për parlamentin ilegjitim do te marrim vendimin më të mirë në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve.