Opozita do të mbajë protestën e saj të radhës për të kërkuar largimin e qeverisë Rama, ndërkohë që Kuvendi do të vijojë me zhvillimin e seancës plenare.


Peshën kryesore në protestën e sotme do ta mbajnë të rinjtë e forumit rinor të PD-së, pasi kreu i PD, Lulzim Basha, do të mungojë për shkak të angazhimeve jashtë vendit.


Basha është nisur të martën drejt Gjermanisë, ku do të takohet me përfaqësues të CDU-së për ti njohur me situatën politike në Shqipëri.


Në seancën plenare të ditës së sotme pritet që të betohen tre deputetë të opozitës së re, Korab Litja dhe Halil Jakimi nga PD, të cilët dorëzuar formularin e vetëdeklarimit dhe Ambra Borova nga LSI Shkodër, e cila mungoi në seancën e betimit të javës së kaluar për shkak se ishte bërë nënë pak ditë më parë.