Kreu i ri i SHISH, Helidon Bendo është paraqitur paraditen e së hënës për të raportuar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.


Për shkaqe të sigurisë, mediat janë lënë jashtë kësaj mbledhje, duke u njoftuar se javën e ardhshme do të bëhen publike disa detaje nga raportimi.


Raportin do ta bëjmë publik në javët në vijim. Ajo çfarë do të raportoj sot është tërësisht e klasifikuar, u shpreh kreu i SHISH, Helidon Bendo.Ajo çka ra në sy nga mbledhja, është prezenca e ish-deputetit të PD, Myslim Murrizi, i cili u përjashtuar nga radhët e partisë pasi nuk ju bind vendimit për djegien e mandatit.


Deputeti i opozitës së re ka vazhduar normalisht jetën parlamentare, duke u ulur në krah të deputetit të PS-së, Spartak Braho, i njohur si Baba Taku.


Ndërkohë në këtë mbledhje mungonte deputeti më i ri i LSI-së, Ylli Shehu, i cili u caktua nga Kuvendi për të qenë anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare.