Subjektet opozitare kanë planifikuar për nesër një tubim që e kanë cilësuar si mobilizues me strukturat e veta.




“Nesër, më 16 janar, në ora 13:00, subjektet opozitare mbajnë tubim mobilizues me struktura. Tubimi mbahet në Sallën e Kuqe – Pallati i Rinisë dhe Sportit”, thuhet në njoftimin e subjekteve opozitare, VV, AAK dhe Nisma.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Indeksonline ka raportuar dje për këtë takim, derisa bëhet e ditur se nesër do të vendoset për mënyrën se si do të vazhdohet kundërshtimi për dy marrëveshjet që opozita i cilëson si problematike, Asociacionin dhe demarkacionin.


SSSA
ASS


Po ashtu nesër mund të merret vendimi edhe për datën e protestës së re.




Protesta e fundit e 9 janarit eskaloi në dhunë në fundin e saj, ku u përdorën koktej molotovi, fishezjarre dhe gjësende tjera të forta. /Indeksonline/