Televizioni "Ora News" feston sot 2-vjetorin e krijimit të saj. Të ftuar nga media, nga jeta akademike, stafi, miq janë pjesë e kësaj ceremonie madhështore, e cila inaguron edhe hapësirat e saj të reja të punës. Në fjalën e tij, presidenti i Ora News,Ylli Ndroqi falenderoi drejtorin e televizionit dhe gjithë stafin që bëri të mundur qe të jepet informacioni i saktë dhe i shpejtë dhe objektiv. "Falenderoj edhe stafin që punoi për rikonstruksionin e kësaj godine, gazetarët, dhe drejtorin ", u shpreh ai. Drejtori i televizionit Ora News , Alfred Peza deklaroi se "Në këto dy vjet kemi arritur këtu ku jemi sot, por pas dy vjetësh do jemi shumë më larg nga sa jemi sot". Së shpejti, ky televizion do të shdërrohet në RadioTelevizionin Ora News, pritet vetëm instalimi i pajisjeve të cilat do jenë të teknologjisë së fundit. Televizioni Ora News lëshoi sinjalin dy vjet me parë duke u shdërruar në nëj televizion konkurues, duke dhënë informacionin më të fundit, me shpejtësinë maksimale. Andrea Stefani, analisti i ftuar në Ora News deklaroi se "Ora News ka të re jo vetëm moshën, por edhe faktin që është një stacion i hapuur, ajo po investon për pluralinë e fjalës". Artan Hoxha,drejtues i studimeve për ekonomi, e vlerësoi televizionin Ora News si një televizion që hyri me shumë ambicie ne treg, dhe në këto dy vjet ka sjellë shumë risi, duke sjell informacion të shpejtë , të saktë dhe objektiv. "E uroj televizionin që të mbete po kaq i ri dhe i saktë sa deri tani", tha ai.