Nje 12 vjecar ka humbur jeten pasi ishte duke rreshqitur në sipërfaqen e akullt të liqenit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Kasharit ne perferi të kryeqytetit. 12 vjeçari ka qënë i shoqëruar edhe nga e motra 15 vjeçare e cila fatmirësisht ka shpëtuar nga mbytja. 


Këto janë momentet kur polumbarët nxorën nga thellësia e liqenit trupin e pa jete të 12 vjecarit, i cili u mbyt teksa ishte duke rreshqitur së bashku me motrën e tij e siperfaqen e akullt të ujit.


Ngjarja e rëndë ndodhi  mesditë në zonën e Kasharit në periferi te kryeqytetit. Sipas policisë 12 vjeçari së bashku me motrën e tij tre vjeçe më të madhe,   kishin zgjedhur të argëtoheshin me këtë lojë të rrezikshme e cila rezultoi fatale për njërin nga fëmijët.


Thirrjet për ndihmë të vajzës që kishte humbur të vëllane i janë pergjgjur disa efektive që janë ndodhur afër vendit të ngjarjes.


Por ata kanë mundur të shpëtojnë vetëm 15 vjeçaren edhe kjo e mbetur në mes të liqenit  dhe jo 12 vjeçarin trupi i të cilit u nxor dy orë më vonë nga polumbarët.


Nëna e femijeve pasi ka mësuar ngjarjen ka pësuar troditje të rënde psikologjike dhe është dërguar ne spital së bashku me te bijën .


Historia behet me e thimbshme edhe per faktin si i babai i fëmijeve   ndodhet në burg pasi  në shtatorin e 2016-ës u dënua nga gjykata e Tiranës pasi  u deklarua fajtor për perdhunimin e te bijës.


mbytet-12-vjecari


Ne foto: Plumbarët nxjerrin trupin e pajete të 12 vjeçarit



Ne foto: Pamje nga Liqeni i Kasharit ku u mbyt 12 vjecari


Ne foto: Pamje nga Liqeni i Kasharit ku u mbyt 12 vjecari



/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter