Televizioni Ora News fiton çmimin e parë të artë për shpejtësinë dhe cilësinë e informacionit në panairin "Klik Ekspo Grup. Çmimi është ndarë nga Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe iu dorëzua Presidentit tw Ora News, Ylli Ndroqi. Presidenti Topi ka vizituar dhe stendën e Ora News dhe kompanisë prestigjoze të pijeve YLDON. Nëpërmjet një pritjejeje të organizuar nga presidenti i firmës Ylli Ndroqi, Topi ka bërë dhe vlerësimet e tij për tv Ora News dhe Yldon. Këtë vit panairi është organizuar në mënyrë vërtetë dinjitoze nga stenda e Yldon dhe tv Ora News. Në një stendë që sjell një risi në mënyrën e reklamimit, jo vetëm mund tw shijojw pijet stardon dhe stardon vip, apo birrën grolsh por dhe të festojë nën tingujt e muzikës live të sjellë nga emrat më të njohur shqiptar. Ka qënë kjo stendë e cila ka fituar çmimin e artë, që ka tërhequr jo pak vëmëndjen e njerëzve.