Panorama

Oret me te veshtira per qytetin e Shkodres jane ato te nates. Ne rruge levizin me pak varka ndersa njerezit qe kane nevoja urgjente detyrohen te dalin naten ne kembe ne ujerat qe kane pushtuar rruget e qytetit. Pallatet ne zonen e permbytur te lagjes Xhabije jane ne erresire te plote. Gjithcka te ngjason me nje zone te shkrete ku heshtjen e prish vetem zhurma e ndonje rremi varke. Jane njerez qe dalin per hall ne mes te nates. Nje prej tyre eshte detyruar te dale nga dritarja e katit te pare pasi duhet te marre ilace per femijen e vogel. Por sa me ne brendesi qe futesh aq me e trishte eshte panorama e lagjes se qytetit. Ne cdo hyrje te pallatit shikon varka te ankoruara sikur te ishin ne port qepenat e dyqaneve jane te gjitha te ulura shume lokaleve u jane thyer xhamat nga forca e ujit dhe gjithcka duket e braktisur. Erresira e nates ne lagjen Xhabije sikur te keshillon qe duhet te largohesh sa me pare. Ne shtepite e banoreve te kesaj lagjeje jeta eshte kthyer ne nje tmerr te vertete. Sadetin Halili eshte i detyruar te fl eje ne tarracen e shtepise jashte ne te ftohte ne mungese te cdo kushti elementar. Ne oborrin e shtepise se tij uji eshte rreth nje meter ndersa brenda ne banese gati 50 cm. Kam tri dite qe i kam larguar familjaret qendroj ne shtepi se kam frike se mos e vjedhin. Brenda ne shtepi nuk mund te fl e pasi ka shume uje. Jam i detyruar te fl e ne tarrace jashte ne te ftohte. Kemi mbetur duke matur ujin me shpresen se mos po largohet por kjo lloj jete eshte e paperballueshme - rrefen Sabetini.