Është hedhur sot shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi në Kryesinë e Kuvendit.


Përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës kanë shprehur qëndrime të kundërta në lidhje me këtë procedurë që është pjesë e paketës së reformës në drejtësi.


 


Nga Gjykata Kushtetuese zgjidhen 2 anëtarë të përhershëm dhe 1 zëvendësues


1-Besnik Imeraj


2-Altina Xhoxhaj


3-Vitore Tusha (zëvendësues)


Nga Gjykata e Lartë 


1-Artan Broci


2-Shkëlzen Selimi (zëvendësues)


Nga Prokuroria e Përgjithshme


1-Rovena Gashi


Nga Prokurorët e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit


1-Gentjan Trenova


2-Fatjona Memçaj


Nga gjyqtarët e Gjykatave të Apelit 


1-Endon Dhimitri


2-Fatos Qato


Nga gjyqtarët e Gjykatave Administrative 


1-Ahmet Jangulli


Për anëtarin zëvendësues të Prokurorisë së Përgjthshme nuk u hodh shorti, pasi nuk pati kandidatë. Drejtuesja e shortit, Vasilika Hysi tha se nuk do të ketë anëtarë zëvendësues për këtë institucion.


Shorti i KED-së, debate mes opozitës dhe mazhorancës


Sot pritet të hidhet shorti për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ky vendim është kundërshtuar nga opozita, ku deputeti Eduard Halimi kërkon anulimin e procedurës. Ndërsa deputeti i PS-së, Ulsi Manja tha se është detyrim kushtetues dhe ligjor të idhet shorti.


Eduard Halimi: Ndryshimi i rregullave në mes të lojës është e papranueshme. Debati është që partia politike të mos ketë ndikim në zgjedhjen e KED. Sot PS apo nesër një parti tjetër të mos ketë ndikim që të zgjedhje kryeinspektorin që do kontrollojë sistemin gjyqësor.


Propozimi jonë ishte dhe ngelet deri në krijimin e KLGj dhe KLP është e pamundur të zgjidhet një KED tjetër. Ne kërkojmë që kjo çështje të zgjidhet në këshillin e legjislacionit.


Ulsi Manja: Kuvendi sot në respektim të kushtetutës ka deytirmin kushtetues dhe ligjor të hedhë shortin për KED. Unë do të sugjeroja që debati politik, në fund të ditës duhet tia lerë vendin debatit kushtetues dhe ligjor. Unë kërkoj mirëkuptimin e opozitës që nëse duan që mos humbim asnjë minutë në krijimin e organeve të reja të sistemit të drejtësisë, hajdeni të zbatojmë ligjin dhe kushtetutën dhe ti japim shqiptarëve atë drejtësi që duan.


Vasilika Hysi: E para ne kemi një shkresë të presidentit ku thuhet se të realizohet procesi në frymën e kushtetutës dhe kryetari nuk ka bërë asgjë më shumë se sa ka aprovuar këtë shkresë të Presidentit. Di doja ta ruanim retorikën politikën dhe ne kemi për ta vazhduar këtë procedurë.


Vijon…


7 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)