Ornela Vorpsi sapo ka nxjerrë në Francë romanin e saj më të ri me titull Vera e Olta, botuar nga shtëpia e njohur botuese Gallimard. Subjekti I këtij romani na çon në Shqipërinë e fund viteve 70-të ku një vajzë e re Olta do të tronditet nga zhdukja e papritur dhe e pashpjegueshme e babait të saj. Bashkë me të ëmën Veronikën ato do të përballen me ndjesitë e misterit të kësaj mungese. Veronika është një grua aq e bukur sa nuk ndjehet e sigurt për veten, e bën me mëndje skenarë të ndryshëm për të shkelur kurorën.


Ndërsa Olta është thjesht një vajzë e cila ëndërron lirinë. Ajo përpiqet ta mbajë veten larg dramës që I ka ndodhur dhe të jetë e buzëqeshur përpara të tjerëve, në një vend ku nderohet Kina komuniste Libri është një kronikë e Shqipërisë para rënies së Murit treguar me sinqeritetin e një vajze e cila me sinqeritet zbulon një botë të rremë.


Duket që romani ka tone autobiografike, por për kritikën franceze Vorpsi është një shkrimtare e thellësive. Librat e Vorpsit janë përkthyer në tetëmbëdhjetë gjuhë dhe janë vlerësuar me shumë çmime të vyer: Grinzane Cavour, Elio Vittorini, Premio Rappallo, Premio Viareggio, Premio Luco Mastronardi, Premio città di Tropea, Prix méditeranéen des lycéen, etj. Ornela ka studiuar në Akademinë e Arteve në Tiranë për të kaluar më 1991 në Akademinë e Arteve të Bukura në Brera, në Milano të Italisë.


Më 1997, Vorpsi migroi në Paris për ti përfunduar studimet e saj në Universitetin e Parisit VIII.Ajo është po ashtu fotografe e piktore. Ornela Vorpsi ka qenë vlerësuar si njëra prej 35 shkrimtarëve më të mirë evropianë, sipas antologjisë Best European Fiction, botuar nga Aleksandar Hemon në vitin 2010.


25 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)